Ndryshe nga Kumbaro, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e nisi fjalimin e saj sot, 4 shtator, me Bulqizën.
“Shifra më e lartë e këtij sezoni vjen nga 17 gusht 2025, numri i automjeteve që kanë kaluar nga Tuneli i Murrizit në qarkun e Dibrës, 19 050 automjete, kjo krahasuar me ditën e pikut në Tunelin e Llogarasë. Ky është fakt i pakontestueshëm se si infrastruktura arrin të nxisë turizmin edhe në zona që askush nuk do e mendonte më parë”, u shpreh Balluku.
Ministrja theksoi se në Tunelin e Llogarasë kanë kaluar 1 milion automjete në tre muaj.
Bëri me dije se çmimi i ri për autoveturat që kalojnë në këtë tunel do të jetë 250 lekë me TVSH dhe jo 5 euro.
Teksa u ndal te Qendra e Monitorimit të Trafikut, tha se është kthyer në një element të domosdoshëm, duke përmendur kamerat në autostrada.
Njoftoi se nesër, në orën 11:00, do të jetë e aksesueshmë për automjetet rruga Qukës-Qafë Plloçë, me të gjithë sinjalistikën.
“Berat-Ballabani, segmente të Korridorit të 8-të apo segmente të superstradës Tiranë-Durrës”, janë projektet që do të finalizohen vitin që vjen./kb