Përmes një interviste televizive Ervin Karanxha, ish-prokuror tha se drafti i ri i Kodit Penal do të vazhdojë që të konsultohet në dëgjesa të mëtejshme.
Karanxha:
Ky është një Kod i Ri penal, ky është një draft që nuk është përfundimtar dhe do të vazhdojnë konsultimet. Është bërë nga Shkolla e Magjistraturës dhe Ministria e Drejtësisë. Prandaj duhen parë subjekte e procedimit penal, që janë gjyqtari, avokati dhe prokurori duhet të pyeten në konsultim.
Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë është edhe pedagog i së drejtës penale, e njeh mirë këtë fushë dhe ata nuk kanë qenë pjesë e konsultimin në draft. Mendoj se duhet të ketë pjesëmarrje edhe nga shoqëria civile. Madje duhet të ketë interesim edhe nga komunitetet fetare se i prek edhe ata, deri tek eutanazia. Po ashtu edhe bigamia që dënohet nga Kodi Penal sot./e.t