I vodhi një personi telefonin në spital, 34-vjeçari në pranga

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi para dy vitesh (2023) i vodhi një personi telefonin dhe sendet personale në ambientet e spitalit të këtij qyteti.

Xhuljano Xhaferaj, banues në fshatin Plug, ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Vodhi telefonin dhe sendet personale të një shtetaseje, në qershor të vitit 2023, në ambientet e spitalit të Lushnjës, vihet në pranga 34-vjeçari.

Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë lokalizuan dhe ndaluan shtetasin:

Xh. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes).

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. m.p.