Autoritetet amerikane kanë arrestuar 475 persona gjatë një operacioni për kontrolle të emigracionit në një fabrikë të Hyundai, e cila prodhon automjete elektrike në shtetin e Xhorxhias.
Sipas mediave vendase, të gjithë të arrestuarit qëndronin ilegalisht në SHBA. Një pjesë e madhe e tyre ishin shtetas koreano-jugorë, tha agjenti special Steven Schrank.
Ky operacion është një nga më të mëdhenjtë deri më tani, duke u zhvilluar në kuadër të fushatës për kontrollin e emigracionit të administratës Trump.
Disa nga të arrestuarit kishin hyrë ilegalisht në SHBA, disa të tjerë kishin leje qëndrimi por ishin të ndaluar të punonin, ndërsa një pjesë kishin kaluar afatin e qëndrimit të lejuar nga viza.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka shprehur shqetësim për “shkelje të padrejta” të të drejtave të qytetarëve të saj, ndërkohë që ata mbahen në paraburgim.
Ndërkohë, kompania Motorike Hyundai tha se po “punonte për të kuptuar rrethanat specifike” të bastisjes.
“Deri më sot, sipas kuptimit tonë, asnjë nga të ndaluarit nuk është i punësuar drejtpërdrejt nga Hyundai Motor Company”, thuhet në një deklaratë. m.p.