Selanik/ Fëmijët 1 dhe 2 vjeç gjenden në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar

Një incident që mund të përfundonte në tragjedi ndodhi në Selanik të Greqisë.

Sipas mediave greke, dy mitur të moshave 1 dhe 2 vjeç, u gjetën në mes të rrugës. Ishte një shofer kamioni që konstatoi fëmijët që lëviznin pa mbikëqyrje.

Policia greke ndërhyri me shpejtësi, duke ndihmuar fëmijët dhe pas identifikimit të prindërve, i vuri në pranga. Sipas mediave vendase, babai ishte shqiptar, ndërsa nëna bullgare.

Sipas hetimeve paraprake, fëmijët dolën nga banesa pa u vënë re, duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar në rrugë, duke rrezikuar jetën./kb