Zvicra trondit Kosovën, “Dardanët” nuk e përballojnë transfertën e parë

Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. “Dardanët” janë mposhtur në Bazel nga Zvicra vendase me shifrat 4-0, ku përtej rezultatit, la për të dëshiruar edhe paraqitja e skuadrës.

Zviceranët ishin dominues që nga minuta e parë dhe duke përfituar nga përgjumjet e prapavijës së Kosovës, shënuan me shumë lehtësi para Muriç, teksa shpërdoruan edhe raste të tjera.

Në pjesën e dytë ritmi ra, por me Zvicrën plotësisht në kontroll, teksa Kosova nuk pati mundësinë as të shënonte golin e flamurit në një ndeshje ku ashtu siç pritej, kishte një numër të madh tifozësh që e mbështetnin ën shkallët e stadiumit edhe pse në transfertë. m.p.