Naftëtarë të Bankers Petroleum kanë vijuar protestën në Marinzë duke kërkuar një marrëveshje të re me kompaninë.
Në protestën e organizuar nga sindikata e sektorit Hidrokarbur, naftëtarët me pankarta në duar, kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre.
“Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm neve. Duhet një marrëveshje e re me ne”, u shprehën naftëtarët gjatë protestës.
Sipas tyre, deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese dhe asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme, duke i shtyrë drejt grevës totale në rast se kërkesat nuk merren parasysh.
Protestuesit kërcënuan se do të ndërpresin punën deri në firmosjen e marrëveshjes mes deri më tani nuk ka një reagim nga drejtuesit e kompanisë Bankers Petroleum ndërsa sindikata ka paralajmëruar se greva do të ashpërsohet në ditët në vijim./e.t