Shisnin drogë, policia italiane arreston dy të rinjtë shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar dhe një 19-vjeçar shqiptar të cilët u kapën me doza kokaine në makinë.

Sipas raportimeve, 22-vjeçari u arrestua gjatë një kontrolli rutinë në automjetin e tij ku u gjetën 23 qese të vogla kokaine dhe 3 me kanabis. Gjithashtu policia sekuestroi edhe 1 mijë euro cash të cilat ishin të përfituara nga trafiku i drogës.

22-vjeçari mësohet se kishte shkuar në Itali si turist ndërsa gjykata vendosi masën paraprake të ndalimit ndaj tij. Sakaq, 22-vjeçari rezultoi edhe përdorues droge gjatë një testi të kryer nga policia.

Ndërsa një tjetër shqiptar 19-vjeçar u kap me 37 qese të vogla kokaine në zonën e Via del Centenario. Mësohet se edhe 19-vjeçari kishte shkuar në shtetin fqinj si turist por tashmë do të përballet me drejtësinë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen. m.p.