30-vjeçari rrëfen si ra pre e mashtrimit në firmat piramidale: Humba 8000 euro

Një 30-vjeçar ka rrëfyer për mediat se si ra pre e mashtrimit në platformat XUEX dhe TXEX duke investuar në firmat piramidale online. I riu tregon se invesoti 2 mijë euro ndërsa bashkë me të u futën në investim edhe pesë të afërm të tij. Vlera totale e investimit në platformat online shkoi në 8 mijë euro.

“Jam përfshirë në datë 16 gusht. Ma sugjeroi një shok që kishte dëgjuar në shoqëritë e veta që kishin investuar dhe kishin bërë tërheqje. Unë nuk kam parë që dikush të ketë bërë tërheqje.

Kam investuar 2000 euro. Përveç meje janë dhe 5 persona të tjerë që kanë investuar në këtë platformë, janë njerëzit e mi të afërt. Shuma totale është 8 mijë euro.

Deri në 24 gusht askush nuk ka tërhequr. Duhet të mbushje 1 muaj që të të kthehej me 5%. Në momentin që bën aplikimet të sakta, komunikimi ishte me anë të Telegramit.

Ishin 13 mijë pjesëtarë. Nëse nuk investon nuk hyn dot te ai grupi. Dërgon të dhënat e tua dhe gjendjen e llogarisë, pastaj bëhej verifikimi dhe të kalonte te grupi 169.”-thotë i riu.

Ai tregon se të integronin vetëm pasi të kishe treguar provat e investimit të parave në platformat online që rezultuan skema piramidale.

“Kevini ishte kryesori, dërgonte sinjal që ti të kapje e të rrisje vlerën e lekut. Kishte 8 sinjale në ditë, kur duhet të bëje investim. Vlera ishte me anë të përqindjes që mund të kapje. Vlera e investimit fillonte 850 euro e lart. Sa më shumë të investojë aq më shumë përfitoje”.

30-vjeçari tregon se në portofolin e tij digjital ka aktualisht 5600 euro, por është i bindur se nuk mund t’i tërheqë dhe se ka rënë pre e mashtrimit.

Lexo edhe :  "PD një luan pa dhëmbë", Açka: Rama e ushqeu me sallatë, e bëri vegjetarian!

“Për momentin kam 5600 euro në portofolin digjital. E kuptuam që ishte skemë mashtrimi por ishte tepër vonë. Një mesazh kisha për të gjithë, askush mos të investojë në këto skema piramidale që thjesht vjedhin popullin dhe kursimet e tyre”.-tha i riu. m.p.