Operacion antidrogë në Elbasan, 40 të arrestuar. Sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të së hënës në Elbasan, duke përfshirë forca të shumta policore. Si rezultat i aksionit, paraprakisht mësohet se janë arrestuar 40 persona.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga policia të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të konsiderueshme drogërash të ndryshme.

Operacioni është pjesë e një fushate më të gjerë kundër grupeve kriminale që operojnë në këtë zonë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje në orët në vijim./kb