Shuhen dyshimet për një helmim të mundshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Zbulohet shkaku që çoi këtë të fundit me urgjencë në Qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza mbrëmjen e së shtunës.
Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike.
Fillimisht u aludua që Dumani ishte helmuar nga ushqimi që kishte konsumuar, por këto dyshime janë rrëzuar të paktën deri më tani nga ana e bluzave të bardha.
Nuredin Dumani la ambientet e spitalit pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në IEVP 313.
Gjatë së shtunës, gjendja e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka qenë në monitorimin e vazhdueshëm të Prokurorisë së Posaçme./kb