Një operacion i madh policor u ndërmor në orët e para të mëngjesit në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.
Gjatë operacionit 30 persona u arrestuan dhe tashmë ata janë nisur drejtë qelive të paraburgimit në Tiranë nga ku do të presin deri në përfundim të hetimeve. Për ta është caktuar një mase sigurie arrest në burg nga Gjykata e Elbasanit.
Gjatë kontrolleve në 15 banesa janë gjetur armë dhe lëndë të ndryshme narkotike. m.p.