Rama, takim me komandantin e Forcave Detare të SHBA-së: Po rilindim industrinë ushtarake

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Komandatin e Forcave Detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë, Stuart B. Munsch.

Gjatë një postimi në Facebook, Rama shkruan se takimi u zhvillua në kuadër të hapave që po merr Shqipëria për të rilindur industrinë ushtarake.

Më tej, Rama thekson se në diskutim ishte dhe ecuria e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit.

“Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”, shkruan Rama teksa publikon pamje nga takimi. m.p.