Tiranë, u fut për t’i vjedhur banesën, 33-vjeçari dh*nohet nga pronari

Hajduti i banesës dhe pronari i saj kanë përfunduar të dy në polici. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë një ditë më parë, ku 33-vjeçari me iniciale A.Z. tentoi të hynte në banesën e S.L. për të vjedhur.

Por ai u kap në flagrancë nga pronari i banesës, i cili e goditi me grushte pasi e konstatoi në shtëpinë e tij.

Për ngjarjen u njoftua më pas policia. Autori u arrestua nga policia, ndërsa edhe pronari i banesës u vu nën hetim në gjendje të lirë pasi dhunoi hajdutin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. Z., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., pasi dyshohet se 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë me dhunë, në banesën e shtetasit S. L., i cili me vetëgjyqësi e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftimin e Policisë Tiranë. m.p.