Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Shkodrën ku persona të pafajshëm mbetën viktimë e ndërsa dy të tjerë të plagosur rëndë.
Kontrolle blic janë ushtruar në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, apo Lulzim Kullës, dhëndri i këtij të fundit, pasi mendohet se plaku i Licve fshihet pas atentatit të ditës së sotme, ku shënjestër ishte Erogen Vaso alias Brajoviç.
Sipas burime për media, në shtëpinë e Kullës janë gjetur 4 armë zjarri. Ndërkohë është zbardhur dhe dëshmia e autorit të ngjarjes së sotme, Ragip Gila, i cili dyshohet se ka vepruar për llogari të Lulzim Kullës.
Në dëshminë e tij ai është shprehur se objektiv ishtë Erogen Vaso pas problemeve personale që kanë pasur me njëri-tjetrin.
“Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.
Është bërë me dije, se në momentin që Ragip Gila ka marrë nën kërkim një automjet për t’i shpëtuar policisë, ai ka bërë aksident tek shinat e trenit e më pas duke u arratisur në këmbë, ai është rrëzuar nga një lartësi dhe ka dëmtuar këmbën.
Në ato momente ai është rrethuar dhe nga policia, ka hedhur armën dhe është dorëzuar.
“E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë”, mësohet të ketë thënë autori.
Sakaq, hetimet e autoriteteve po vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, apo kush mund të jetë porositësi i vrasjes së Erogen Vasos, i cili ka mbetur i plagosur dhe momentalisht ndodhet në spitalin e Traumës.