Gjatë bisedës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan me avokatin Ervin Karanxha për Kodin e ri Penal, një shikues dërgoi mesazh lidhur me nenin për mbrojtjen e organeve gjenitale femërore. Pyetja tingëlloi e çuditshme, por në Kodin e ri, dëmtimi i përhershëm ose i pjesshëm i organeve gjenitale femërore dënohet me 4-12 vjet burgim.
Kjo ndezi edhe bisedën mes Aldos dhe avokatit, të cilët shprehën indinjatën për diskriminimin gjinor pasi së pari, pse pikërisht organi gjenital në vend të një organi tjetër dhe së dyti, çfarë e diferencon nga ai mashkullor? Avokati shtoi se dënimi për organin gjenital mashkullor tregon qartazi diskriminim sepse parshikon 3-10 vjet burg.
Ervin Karanxha: Në mënyrë të posaçme, është vënë dëmtimi i organeve gjenitale femërore.
Aldo: Ou! Çfarë do të thotë kjo?
Ervin Karanxha: Neni 767 thotë dënimi i rëndë i organeve gjenitale femërore dënohet me 4-12 vjet burgim.
Aldo: Çfarë do të thotë kjo?
Ervin Karanxha: Puna është, plagosje e rëndë me dashje, ne sot që diskutojmë ka dhënë përshkrimet e përgjithshme, domethënë dëmtim i përhershëm; këtu shoh një ndryshim sepse është bërë një përshkrim në Kodin Penal i organit gjenital femëror, është bërë për efekte ligji. Ky është sikur lexon një akt ekspertimi dhe nga pjesa e dytë e këtij neni thotë qoftë edhe dëmtimi i pjesshëm, mund të ndodhë që të dëmtohet vetëm pak dhe organi e vazhdon punën e tij normale dhe dënohesh me 12 vjet burg. Por ka edhe diçka tjetër, janë diskutime që ngrihen. E para pse organi gjenital është më i rëndësishëm se zemra ose veshka, syri ose veshi?
Aldo: Më fal, por pse femëror është pyetja?
Ervin Karanxha: E dyta, këtu dalim te kjo. Unë mendoj personalisht se kemi të bëjmë me një diskriminim.
Aldo: U na marrshi të keqen!
Ervin Karanxha: Siç mbrohet në mënyrë periodike organi gjenital femëror, duhet të ishte nen i posaçëm dhe të ishin të dy në një nen se në qoftë se dëmtohet një mashkull, e ka dënimin nga, duhet të kemi parasysh dëmtime të rënda se të lehtat nuk mbajmë përgjegjësi, është 3-10 vjet burg kurse organi femëror është 4-12 vjet, kemi një diskriminim për mendimin tim. Jetojmë në kohë të vështira. Edhe ky neni tjetër që do të bësh ndërhyrjen, kohë të vështira po vijnë për burrat, Aldo!/kb