Deputeti i PD-së: SHBA ngre alarmin për grupet kriminale

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas deklaratave të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, e cila ngriti alarmin për rolin e grupeve kriminale shqiptare në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjoni shkruan se sipas VanHorn, këto grupe jo vetëm që merren me trafik ndërkombëtar, por edhe pastrojnë paratë e krimit në Shqipëri.

“Kthimi i Shqipërisë në një oaz të bandave nisi me projektin qeveritar të kanabizimit, që u denoncua fillimisht nga Arben Ahmetaj. Sot, falë Edi Ramës, bandat jo vetëm që janë të pandëshkuara, por kanë edhe përfaqësues në Parlament dhe pushtetin vendor,” shkruan Gjoni. m.p.