E rëndë në Durrës, mbytet në det një 16-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një i mitur ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 të Durrësit, 16-vjeçari me inicialet E. V., banues në të njëjtën lagje, është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, i riu nuk ka mundur të shpëtojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. m.p.