I mori ryshfet klientes, shpallet në kërkim avokatja nga Lushnja

Një avokate me banim në Lushnjë është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pas denoncimit të një gruaje.

Denoncuesja pretendon se avokatja me iniciale K. K., 59 vjeç, i ka marrë një shumë eurosh duke i premtuar përshpejtim të procesit në regjistrimin e pronës së saj.

Sakaq, hetimet po vijojnë për verifikimin e rastit ndërsa po punohet për arrestimin e 59-vjeçares.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj. Punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit”, njofton policia./e.t