Interes për “Paketën e Maleve”, mbi 50 kërkesa për investime në turizëm në Tepelenë

Vetëm gjatë muajve të fundit, në Tepelenë janë paraqitur mbi 50 kërkesa për shfrytëzimin e tokave malore me qëllim zhvillimin e turizmit dhe ngritjen e bujtinave.

Ky interes i lartë vjen në kuadër të “Paketës së Maleve”, një nismë që synon të kthejë potencialet natyrore të zonave malore në burim të turizmit të qëndrueshëm dhe agroturizmit.

Deri tani janë mbi 50 që shprehin interes dhe aplikimi bëhet në e-Albania. Kemi në shqyrtim nga i gjithë territori i bashkisë. Shumica prej tyre janë për zhvillimin e agroturizmit, por ka dhe kërkesa që janë për blegtori”, u shpreh Gëzim Shehu, përfaqësues i Bashkisë Tepelenë.

Aplikimet janë kryer online në portalin e-Albania dhe po shqyrtohen nga autoritetet për të parë nëse plotësojnë kriteret e nevojshme.

Kjo është faza e parë e aplikimit, që merren nga grupi i punës i ngritur nga Bashkia, shqyrtohen dhe bëhen verifikimet, më pas përgatitet materiali për shqyrtim në Këshillin Bashkiak. Me miratimin nga Këshillit Bashkiak i drejtohet pushtetit vendor për t’u miratuar nga Këshilli i Ministrave”, tha Shehu.

Prioritet do t’u jepet projekteve që respektojnë mjedisin dhe ofrojnë zhvillim afatgjatë, duke synuar që turizmi malor të kthehet në një mundësi konkrete për rritjen ekonomike të Tepelenës./e.t