Irena Gjoka do vendosë fatin e Ilir Metës/ Caktohet data e seancës paraprake

GJKKO cakton datën 25 shtator ora 11:00 për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.

Gjoka do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që kjo e fundit ka në dorë edhe dy opsione të tjera, ta kthejë sërish dosjen në SPAK ose të pushojë hetimet.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema çokun dhe Fatime Kryemadhin./e.t