Në pritje të kabinetit ‘Rama 4’/ Asambleja e PS-së mblidhet në Pallatin e Kongreseve

Kabineti qeveritar “Rama 4” do të mësohet të enjten. Emrat pritet të bëhen publik në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila mblidhet për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit.

Vetë kryesocialisti Edi Rama ka paralajmëruar se në takimin e që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, do të shpallë dhe emrat e ministrave që do të bashkë-qeverisin krahë tij për katër vitet e ardhshme.

Por jo vetëm kaq, burime pranë partisë socialiste bëjnë gjithashtu me dije se objektivat sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jenë në fokus të fjalës së kreut të qeverisë ndaj anëtarëve të partisë që ai drejton. Sa i përket emrave të rinj, duket se përgjigjen e di vetëm Kryeministri Edi Rama, i cili është kujdesur që të jetë hermetik duke lënë në tension ministrat aktualë.

Megjithatë, në pikëpyetje mbetet dhe emri i kryetarit të Kuvendit dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilët do të jenë eksponentë të rëndësishëm sa i përket legjislaturës së XI-të. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi për herë të katërt zgjedhjet, që prej vitit 2013 kur po qëndron në pushtet, për 4 vitet e ardhshme në parlament do të ketë 83 deputetë./e.t