24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi

Teksa Amerika dhe bota mbarë shënojnë përvjetorin e njëzetekatërt të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, presidenti Bajram Begaj ka rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara,” shkroi kreu i shtetit nëpërmjet në rrjetet sociale.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Sulmet ajrore në vitin 2001 lanë të vrarë 2,977 civilë, zjarrfikës dhe policë të kombësive të ndryshme. Ato u planifikuan nga Al-Kaeda në Afganistan, e cila mobilizoi kamikazë për të marrë nën kontroll katër avionë me pasagjerë, dy prej të cilëve goditën Kullat Binjake në Nju-Jork, njëri ra në godinën e Pentagonit dhe i katërti në një fushë të hapur në Pensilvani./kb