3 arsyet pse Rama i besoi Spiropalit çelësat

Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi edhe disa nga arsyet që sipas tij kryeministri Edi Rama i besoi Elisa Spiropalit Ministrinë e Jashtme.

‘Unë mendoj se zgjedhja e Elisa Spiropalit lidhet me kontratën që kanë socialsitët në zgjedhjet e 11 majit që është Shqipëria në 2030 në BE. Dhe mendoj se njeriu që ka portofolin e diplomacisë shqiptare për të realizuar këtë kontratë të Shqipërisë në Bashkimin Europian është Elisa Spiropali. Ajo është i vetmi person i besuar. Por edhe pavarisht debate ajo është e pa përfshirë në afera’, tha ai. m.p.