4 tituj vlejnë 19 mln euro. Zbulohet akordi Liverpool-Leverkusen

Bayer Leverkusen deri tani ka arkëtuar “vetëm” 115 mln euro me shitjen e Florian Wirtz te Liverpool.

Shuma totale e transferimit të mesfushorit gjerman në “Anfied” shkon më shumë, por jo e garantuar.

Mediat angleze raportojnë se akordi përfshin bonuse shtesë në vlerë prej 19 milionë euro. Kjo shifër aktivizohet vetëm në rast se Liverpool arrin të fitojë katër tituj gjatë kohës që Wirtz është pjesë e klubit.

Bëhet fjalë ose për Premier League, ose për Champions League. Për shembull, 3 herë kampionë Anglie dhe 1 herë kampionë Europe.