Alimehmeti: Gabuam, por Rama na i vodhi zgjedhjet

I ftuar në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN, Ilir Alimehmeti, ish-kandidat për deputet, u shpreh se PD ka bërë gabime, por sipas tij, problemi qëndron te vjedhja që ka bërë Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

“A ka bërë gabime Partia Demokratike? Patjetër që ka bërë. Një parti që bën gabime ndëshkohet, një parti që bën mirë meriton më shumë. Por të mos kujtojmë se çfarë ka bërë PS-ja. 48 përqind kanë marrë pjesë në votime, nga ato 52 përqind me ashtu siç i ka bërë zgjedhjet dhe për këtë do të flasim me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHER.

Kur të vijë, do të kuptojmë se është diku 24-25përqind, me para, me diasporën, me të gjitha. Është pakicë e pakicës. Kryeministri del thotë në televizor mos dilni me votu, duke minuar themelin e demokracisë”, tha Alimehmeti.

Mjeku i njohur u shpreh se nuk priste asnjë risi nga kabineti i ri, pasi mandatet e mëparshmë të Ramës kanë treguar se i komandon ai të gjitha.

“Pak rëndësi ka kush emër është ministër, Rama i komandon të gjitha. Pastaj janë dhe zëvendësit. Edhe me ligjin e ri, firmat e vejnë drejtorët. Pamë dhe reagimet që askush nuk dinte asgjë. Vota politike ka rënë. Gjysma e ministrave duhet ta dinin ku ishin. Ky është një format bëje mirë bëje vetë”, tha Alimehmeti.

Më tej, Alimehmeti foli dhe për zgjedhjet që pritet të mbahen për bashkinë e Tiranës dhe mundësinë që ai të jetë kandidati i opozitës përballë Ogerta Manastirliut të shpallur sot nga kryeministri në Asamblenë e Përgjithshme të PS. m.p.