Holli i Pallatit të Kongreseve është për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Paraditen e kësaj të enjteje, përpara anëtarëve të kësaj force politike, Edi Rama do të shpalosë programin qeverisës dhe do prezantojë skuadrën me të cilën do të bashkëdrejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Asambleja u nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi në orën 9:30 të mengjesit ndërsa kryefjalë do të jenë mesazhet e Edi Ramës.
Kryeministri Rama nisi fjalën e tij ku pritet të shpalosë kabinetin qeveritar në këtë mandat të ri qeveritar.
Prioritet në këtë mandat të katërt është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, i cili u konfirmua edhe nga kryeministri Edi Rama në konferencën ndërkombëtare për qeverisje/kb