Gazetarja e kronikës: Ka kolege të miat që bëjnë takime në burg me njerëz të bandave

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës së saj në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, duke hedhur dritë mbi marrëdhëniet e disa kolegeve të saj me botën e krimit.

Ajo tregoi se disa gazetare hyjnë në burg për të zhvilluar takime me të dënuar, jo për politikanë, por me persona që kanë qenë pjesë e bandave kriminale. Sipas saj, këto takime shërbejnë për të siguruar informacione, të cilat më pas përcillen në studio televizive.

“Kam kolege që shkojnë e bëjnë takime në burg. Nuk po flas për çështje personale, por për raporte pune. Marrin informacione dhe pastaj i thonë nëpër studio. Por të jemi të qartë, këta janë njerëz me banda, jo politikanë”, – u shpreh Llabani.

Pas kësaj deklarate, gazetarja komentoi gjithashtu mbi një episod të përfolur më herët, ku kishte rrëfyer se kishte konsumuar një drekë me një të burgosur.

“Sigurisht që nuk kam ngrënë karkaleca, por isha aty sepse rastisi ora e drekës. Konsumova diçka, ndërsa vera ishte shumë e mirë. Po, bëmë edhe ‘gëzuar’, për lirimin e tij”, – tha ajo me humor.

Deklarata e Llabanit ka ngjallur diskutime të gjera në rrjet…/e.t