Situatë dramatike me përmbytjet në Durrës, makina bllokohet nga uji

Situatë dramatike paraqitet në Durrës për shkak të reshjeve të shumta të shiut që përfshinë vendin gjatë natës.

Në Durrës ujërat kanë vërshuar kudo, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Situata më problematike paraqitet në nënkalimin e “Velierës”, ku në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se si një automjet ka mbetur i bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit.