Mes “ethesh” kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS ka prezantuar emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Por kush janë ministrat që nuk do të jenë më në kabinetin qeveritar? Igli Hasani nuk do të jetë më Ministër i Jashtme, por do të vijojë të drejtojë një komision në parlament për çështjet që kanë të bëjnë me Europën dhe Punët e Jashtme.
Ndërsa Ulsi Manja ulet në detyrë, pasi lë çelsat e Ministrisë së Drejtësisë për të drejtuar Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Ai që do ta pësojë Manjan është Besfort Lamallari.
Edhe Taulant Balla u shkarkua si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, por Rama e emëroi si kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
Kryeministri zëvëndësoi Arbjan Maznikun me Ervin Demo, i cili mori besimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Nga detyra Rama shkarkoi edhe ministrat Ervin Hoxhën, Anila Denajn dhe Bora Muzhaqin. m.p.