Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike, ku tha se mosparaqitja në Kuvend e opozitës nuk është alternativa e duhur për të bërë opozitarizëm.
Ai nuk la pa komentuar as deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot, ku shpalli kabinetin e ri qeveritar dhe një sërë vendimesh.
“Nuk është problemi Sara Mile, Arkend Balla, Trrazhi, ata janë lule në krahasim me çfarë janë Balla, Xhafa, She, grupi tjetër kriminal, dhe unë mirëkuptoj, sepse është e vërtetë që praninë tonë Edi Rama e shfrytëzon, njeriu që bërtiti sot teorinë e vazhdueshme, pushtetit permanent, praninë tonë e shfrytëzojnë si stoli. Kjo mos të ketë më iluzione, sepse sot ai në mënyrë të hapur para shqiptarëve dhe botës tregoi se ç’mendon ai për rotacionin. S’është rotacioni, ai është diçka që s’ka lidhje me të, dhe unë dhe ju mirëkuptojmë për këtë, demokratë dhe demdokratë, kanë instinkte politike shumë të zhvilluara, integritet, dhe mendojnë se ne po bëjmë një gabim të rëndë që po hyjmë në parlament”,- tha Berisha.
Ndërsa pranoi se demokratët janë të dëshpëruar dhe zemërthyer, Berisha u tha atyre se gjithsesi do të shkojnë në Kuvend për të mbrojtur interesin e qytetarëve.
“U them demokratëve, që mbeten zemërthyer nga vendimi i djeshëm i kryesisë, se prania jonë në Kuvend, duke qene zëri i tyre është në kushte e territ të narkodikaturës e një rëndësie të vlerësimit tim jetik për realizimin e qëllimeve tona. Është gjë madhore shumë, demokratë e demokratë nuk duhet të harroni që diktaturat nuk kanë armë të fuqishme se diktatura. Përgjegjësia jonë është e jashtëzakonshme, qenia jonë në Kuvend si zëdhënës të tyre, është rruga e vetme për të krijuar impaktin pozitiv maksimal dhe për të vazhduar këtë betejë kundër këtij regjimi. Një strofull kriminelësh, përfaqësues të Tropilinëve të hakmarrjes për drejtësi, Çopjave, Çelëve, Bajrve, aty janë. Ata e kanë pushtuar Kuvendin, por ne do qëndrojmë si përfaqësues të qytetareve. Në këtë mënyrë ne do të ngrihemi në lartësinë e pritshmërie dhe së bashku me demokratë të dëshpëruar, të zhgënjyer, ne përmbushim kësaj here mision më të rëndësishëm të jetës sonë. Rama rrëmbeu mandatin e katërt. Misioni jonë është të mos e gëzojë këtë mandat, ai nuk mund ta gëzojë këtë mandat”, tha Berisha./e.t