Rama shpalos programin për mandatin e ri/ Ja 3 objektivat për 4 vitet e ardhshme

Pas shkarkimit të Veliajt, propozimit të Manastirliut në krye të Bashkisë, kritikave për drejtësinë dhe frymën e re europiane, Rama u ndal tek tre detyrat madhore të kabinetit të ri qeveritar.

Rama tha se programi qeverisës është i qartë dhe konkret dhe se tre detyrat madhore kanë të bëjnë me mbylljen e negociatave në 27 muajt e ardhshëm, mundësimi i ratifikimit në 27 parlamentet e vendeve të BE dhe ngritja e shqiponjës dykrenare në oborrin e selisë së BE.

“Të gjithë bashkë, programi ynë qeverisës s’ka qenë kurrë më i qartë dhe konkret sesa këtë rradhë. Misioni ynë për bashkimin me Europën s;ka qenë kurrë më i qartë. Detyra jonë në Kuvend s’ka qenë kurrë më i qartë sesa në këtë mandat.

Të mbyllim negociatat në 27 muajt e ardhshëm, të mundëosjmë deri në fund ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare për anëtarësimin, të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian. Janë tre majat që duhet të kapen njëra pas tjetrës.” /e.t