Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj, i janë drejtuar për herë të dytë me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar informacion në lidhje me zbatimin e masës së sigurisë, për të parin e Tiranës që prej muajit Shkurt ndodhet prapa hekurave.
Kërkesa vjen në një ditë kur kryeministri Edi Rama vendosi të ndahej përfundimisht, politikisht, nga Erion Veliaj. Ai shpalli në Asamblenë Kombëtare të PS kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kryebashkiake dhe kërkoi nga Këshilli Bashkiak të shpallë zgjedhjet e reja.
Objekti i padisë/akuzës: Informacioni dy mujor per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” per personin nen hetim Erion Veliaj dhe per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi” per personin nen hetim Elman Abule, lidhur me hetimet paraprake per procedimin penal Nr.27, te vitit 2024 te Prokurorise se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
Siç shihet dhe nga objekti i kërkesës, avokatët kërkojnë informacion dhe për zbatimin e masës së sigurisë nga miku i Erion Veliaj, biznesmeni i akuzuar Elman Abule, i cili ndodhet në izolim shtëpia.
Rekursi i mbrojtjes në Gjykatën e Lartë vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte kopsitur dosjen hetimore në ngarkim të tij dhe e kishte dërguar për gjykim. Të pandehur janë Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë, kompanitë e tyre dhe disa OJF. m.p.