“Veliaj në burg me urdhër të Edi Ramës”

Analisti Andi Bushati komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” kabinetin e ri qeveritar ndërsa theksoi se nuk kemi një qeveri të shqiptarëve apo të Partisë Socialiste, por kemi një qeveri personale të Edi Ramës.

Sa i përket shpalljes së kandidaturë së Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës, Bushati u shpreh se Rama i zhvesh të gjithë nga minimumi i dinjitetit duke mos i pyetur fare.

“Kush hap pak sytë dhe ka parë si bëhen qeveritë në një vend demokratik perëndimor, bëhen me diskutime brenda partive, përfaqësojnë flukse brenda partive, ekuilibra të ndryshme. Kjo është fshirë këtu.

E dyta, është një qeveri me kukulla qesharake. Njerëz që pretendohen të drejtojnë politikat e këtij vendi, as nuk janë pyetur, a e bëjnë dot këtë punë.

E kanë marrë vesh në sallë. Te rasti i Manastirliut, e tregoi dhe tha se po habitet Ogerta. Mbase në një botë normale, Ogerta mund të thoshte nuk jam gati. Rama i zhvesh këta nga minimumi i dinjitetit.”-tha Bushati.

Sa i përket deklaratës së Ramës për të shkarkuar Erion Veliajn, Bushati u shpreh se kryeministri është gjeneza e goditjes së të parit të kryeqytetit i cili tashmë ndodhet në qeli.

“Sa më shumë kohë kalon, më bëhet e fortë bindja se sot Veliaj është në burg si i burgosur politik nga Rama. Po nuk u fute në burg, ose nuk tu bë proces i drejtë, por të ketë shtysë politike, është gjithmonë proces politik.

Për një që shumë vetë në këtë studio, e kanë quajtur qen bir qeni, Fred Belerin, Rama priti vendimin e formës së prerë për të bërë zgjedhje. Për një qen bir qeni si Veliaj, nuk e priti.

Veliaj është sot njeri i pafajshëm, goditjen po e merr nga Rama, që po e zëvendëson. Kjo shton dyshimet, që në gjenezë të goditjes së Veliajt ka qenë Rama dhe urdhri ka qenë i tij.”-tha Bushati. m.p.