Berisha ironizon Ramën për Diellën: Tenderat i mori ‘AI’ , paratë i shkojnë Ramaduros

Keu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, pas lajmit se Diella “ministreshë” e krijuar nga inteligjenca artificiale do të menaxhojë tenderat publikë.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: “Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh!”

“Diella” është ministrja e re virtuale e qeverisë së re.

Më herët presidenti Bajram Begaj dekretoi Edi Ramën si kryeministër të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Në dekretin e firmosur nga Begaj, në nenin 2 shkruhet se Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit te inteligjencës artificiale Diella.

Pas mandatimit si kryeministër, Rama do t’i dërgojë Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë, më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste. Në Asamble, Rama zbuloi se kryetar i Kuvendit do të jetë Niko Peleshi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Rama 3 (deri korrik 2024)./E.T