Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar hapjen e seancës plenare si “ditën e zezë” të Parlamentit.
Në një prononcim për mediat në dalje nga Kuvendi, Berisha hodhi akuza për Top Doshin për të cilin tha se ka blerë vota në shërbim të Edi Ramës dhe tashmë dorëzon mandatin pa ardhur në Kuvend.
Sipas Berishës, mandatet e deputetëve janë kthyer në letra bixhozi.
“Kjo është dita më e zezë e Parlamentit dhe kanë shkelmuar Kushtetutën. Çdo i zgjedhur është i detyruar që të vijë të bëj betimin dhe pastaj të dorëzojë mandatin. Thonë se kishte Toma turp nga mandati, kur nuk kishte turp Rama nga Tom Doshi që ai blen vota. Cdo njeri mund ta dorëzojë por mandati është i parlamentit dhe dorëzohet aty, deputeti bën betimin por kur nuk ka as zgjedhës as moral ata veprojnë në këtë mënyrë sikur janë letra bixhozi mandatet. Edhe kjo e Roskovecit Zegjineja nuk mund ta merrte mandatin pasi e merrte bardha dhe pastaj e dorëzonte pasi e merrte por këta s’kanë ligj as Kushtetutë dhe këta vetëm drogë dhe para. Deputetja e Doshit si ka mundësi që nuk erdhi, erdhe ajo ishte nën urdhra, ky është dimension anti-kushtetuese. Parlamenti është institucion i Ramaduros. Pra sot celet parlamenti duke shkelmuar kushtetutën”, tha Berisha. m.p.