‘Ithtare e helenizmit’, kushërira deputete e Lapajt paraqitet në Kuvend: Jam shqiptare

Ana Dajko, kushërira e Adriatik Lapajt, e dalë deputete nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. u paraqit sot në seancën e parë plenare të legjilaturës së XI, të Kuvendit të Shqipërisë, për konstituimin e përbërjes së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Ajo nuk i shpëtoi mediave, të cilat i morën prononcimin e parë, gjatë të cilës 60-vjeçarja dukej e “pushtuar” nga emocionet.

Dajko komentoi edhe lajmin e medias greke ‘apenadi.blogspot.com’, e cila zbuloi për herë të parë origjinën e 60-vjeçares dhe lidhjet e saj me Greqinë.

“Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetsase shqiptare që të mendoj…

Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite, Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë”,

Dajko, një 60-vjeçare nga Saranda që nuk është marrë kurrë me politikë, dhe që u kandidua fiktivisht në Tiranë, do të jetë deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kolegji Zgjedhor i vendosi vulën konfliktit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke mos dërguar në Kuvend as Lapajn më të votuarin e listës së hapur, dha as Kleana Xhuvelin, kushërirën e Lapajt nga lista e mbyllur./kb