Juristi Ylli Manjani shprehet se është e drejtë e opozitës të bëjë zhurmë dhe ta përdorë çështjen ‘McGonigal’ për politikë, por prej saj nuk del asgjë.
Në një postim në rrjetin social facebook, Manjani shprehet se McGonigal kishte llogari penale me vendin e vet dhe e dha, ndërsa komisionet politike hetimore i quan llogje krej pa bukë, të sprovuara si dështim dhe të mërzitshme për publiku.
“Nga çështja ‘McGonigal’ dhe dhjamë nga pleshti nuk del asgjë. Duan të bëjnë zhurmë që të quhet politikë, dakord. Është zgjedhje partish kjo gjë. Por në esencë, edhe sikur ta zëmë se paratë që dha Agron Neza janë të Ramës, prap ky i fundit nuk i ka shkaktuar asnjë dëm penal shtetit Shqiptar. Asnjë nen në kodin penal nuk e dënon këtë gjest, pra të blesh zyrtarin e një vendi të huaj. Përkundrazi e gjithë beteja e shteteve që nga krijimi i tyre kjo është: si të bësh të marrësh vesh diçka për një shtet tjetër. Çfarë po kërkohet këtu të shpallim dënime pa ligj, për hesap “të nderit” të një shteti tjetër?! Nga ana tjetër, krim sipas ligjit tonë (ashtu si në ligjet e gjithë botës) është të shitesh për llogari të një shteti të huaj. Këtu duhet kërkuar aktiviteti kriminal, pra tek ata që shiten tek të huajt, jo tek blerësit e të huajve. Mcgonigal kishte llogari penale me shtetin e vet dhe e dha, sipas kësaj llogjike ligjore universale. Çështja këtu është pse shteti jonë nuk gjëmon e heton ata të shitur tek agjensitë e huaja, që e thonë edhe me krenari këtë?! “Jam i shërbimeve” e thonë si pa gjë të keq dhe me shumë krenari shumë zyrtarë publikë! Si ka mundësi kjo gjë?! Nëse duam të mësojmë nga çështja “Mcgonigal” duhet të bëjmë ekzakt atë që bëri shteti Amerikan me nënpunësin e vet. Nuk mund tu bëjmë bust “të shiturve” që na dëmtojnë direkt. Kush do të kuptojë sadopak nga shteti dhe funksionimi i tij , kjo është llogjika. Të tjerat janë llogje politike e komisionesh politike hetimore krejt pa bukë. Të stërprovuara si dështim dhe të mërzitshme për publikun. Nejse, po meqë u rihap një çështje e vdekur e cila nuk mund të mbulojë çështjet e gjalla…” – shkruan Manjani./E.T