Nis legjislatura e re, seancën e hap Vasil Llajo: Të marrim vendime për qytetarët

“Ne kemi nevojë për entuziaimin e brezave të ri, kështu mund të marrim vendime të rëndësishme dhe të mençura. Çdo ligj, çdo reformë duhet të ketë në qendër qytetarin. Më shumë se gjysma e deputetëve janë ulur për herë të parë nga qytetarët. Ata duan më shumë nga ne. Qytetarët duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Duhet të ndërtohet një kulturë e re, për bashkëpunimin për ineteresat e vendit, Duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë. Shqipëria është sot më pranë se kurrë anëtarësimit në BE. Ky nuk është mision i një partie, por kombëtar, që do na gjykojnë brezat që do të vijnë. Ky është Kuvendi që meriton shoqëria jonë”, theksoi ai./kb