Alarmi tashmë është në kulm. Federata Serbe e Futbollit nuk dëshiron në asnjë mënyrë që ndeshja ndaj Shqipërisë në 11 tetor, për eliminatoret e Kupës së Botës, të luhet në Beograd.
Edhe pse ishte vetë kjo Federatë që vendosi që duelet kundër Anglisë e Shqipërisë të zhvendoseshin në stadiumin më të madh të Serbisë, “Rajko Mitiç” duke shkaktuar edhe zemërimin e presidentit Vucic, tashmë situata është përmbysur.
Ngjarjet që ndodhën në impiantin e Crvena Zvezdës pikërisht në katastrofën 0-5 përballë anglezëve bënë që të kërkohej prapakthehu./kb