Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka marrë fjalën gjatë seancës plenare pas propozimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Shqipërisë. Bardhi ka deklaruar se, sipas tij dhe grupit parlamentar të PD-së, mazhoranca nuk ka legjitimitet për të votuar kryetarin e ri.
“Zoti drejtues i seancës, kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Është njësoj sikur të ulesh Klodian Zoton në atë karrige. Me këtë propozim që po bëni, po promovoni filozofinë e vjedhjes, krimit dhe korrupsionit. Fjalën ma jep rregullorja, jo ju.”-tha Bardhi. m.p.