Erald Kapri: “Mundësia” është vetëm fillimi i një ëndrre

Erald Kapri, deputet i partisë “Mundësia”, ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” ku ka ndarë një foto të tijën dhe kryetarit të partisë mundësia Agron Shehaj.

Krahas fotos ai shkruan se dita e parë në Parlament për të ishte një kujtesë e rrugës së gjatë dhe këmbënguljes që e solli partinë “Mundësia” aty ku ëshë, dhe e të bërit e opozitës pa kompromis.

Ai ndër të tjera shprehet për Agron Shehaj se ka qënë vetëm parlamentinn e shkuar e përpos kësaj nuk hoqi dorë për të denoncuar padrejtësitë dhe të korruptuarit.

“Sot unë kam privilegjin të jem bashkë me të dhe më shpejt nga ç’mund ta mendoni, do jemi shumë më shumë sepse MUNDËSIA është vetëm fillimi i një ëndrre për t’u dhënë shqiptarëve një qeverisje të pakorruptuar me njerëz dinjitozë që ia dalin me punë të ndershme”, shkruan ai. m.p.