“Parkimet dysh nuk janë vepër penale”

Prokurorët kanë hedhur poshtë referimet e para të Policisë së Shtetit, për parkimet dysh si vepër penale. Siç duket Prokurorët nuk bien dakord se një parkim dysh duhet të ndiqet edhe penalisht përfshirë masës administrative ndaj drejtuesit të mjetit. Dy shoferë në Sarandë të kallëzuar nga policia për “pengim të qarkullimit”, përfshi një rast ku u bllokua një autobus me turistë, është vendosur të mos nisë procedim penal.

Një rast tjetër është edhe në Vlorë, ku një zjarrfikëse u pengua nga një makinë e parkuar keq në Himarë dhe prokuroria ende po verifikon nëse do të ketë hetim. Ndërsa në Tiranë dhe Lezhë kanë mbërritur rreth 70 dosje nga policia, por deri më tani nuk është marrë një vendim për nisjen ose jo të procedimeve.

Pak javë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, deklaroi se drejtuesit e automjeteve që bëhen pengesë për qarkullimin, të referohen në prokurori për nenin 293 të Kodit Penal. Konkretisht mbi 100 shoferë deri më tani janë kallëzuar në Prokurori krahas masës administrative prej 20 mijë lekësh. m.p.