Shefja e “Open Data” dhe ekspertja e njohur e ekonomisë, Aranita Brahaj, përmes një statusi në rrjete sociale tregon se përmes një vëzhgimi, 50 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë rezultojnë biznesmenë apo të përfshirë në këtë fushë përmes familjarëve.
Aranita Brahaj thekson se në parlamentin e ri nuk mungojnë as deputetët ortakë në kompani që kanë marrë tenderime publike.
Shefja e “Open Data”, Aranita Brahaj, thekson se nëse në këtë parlament do të kalojë një ligj ku merren vendime për taksimin e biznesit, shumë prej tyre janë direkt në konflikt interesi për të vepruar.
Kujtojmë se një ditë më parë, deputetët e rinjt të Kuvendit të Shqipërisë u betuan në seancën e parë të Legjislaturës së XI.
Nga 140 deputetë, 135 prej tyre u betuan, ndërsa 5 të tjerë munguan, konkretisht Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Jozefina Topalli, ndërsa Tom Doshi dhe Sabina Jorgo dhanë dorëheqjen nga mandati duke i hapur kështu rrugë dy kandidatëve të listës së hapur, Besnik Brahimit dhe Shkurt Laskut. Deputetët në fjalë do të betohen në seancën plenare të radhës. m.p.