Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë nuk humbet kohë. Kryeparlamentari Niko Peleshi ditën e nesërme do të presë krerët e grupeve parlamentare për të marrë emrat e ligjvënësve që do të shpërndahen në organet e Kuvendit.
Pas këtij takimi, të martën Kuvendi do të zhvillojë dy seanca parlamentare ku do të ngrihen komisionet e reja dhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.
Pritet rikonceptim i komisioneve parlamentare ashtu siç i bëri me dije edhe Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. Shtatë komisione do të drejtohen nga socialistët ndërsa opozita do të ketë vetëm katër.
Java e ardhshme do të jetë mjaft e ngarkuar për deputetët e rinj pasi të enjten dhe të premten pritet një debat maratonë në seancë plenare për programin qeverisës dhe kabinetin “Rama 4”.
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS
Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Evropa dhe Punët e Jashtme
Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD
Edukimin, Shkencën dhe sportet
Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kulturën, Turizmin dhe Diasporën m.p.