Avokati zbulon të fshehtat: Ja sa milionë euro dëm i ka bërë Berisha shtetit shqiptar

Në GJKKO u mbajt sot seanca e parë e themelit për aferën ‘Partizani’, ndërsa vetë Sali Berisha nuk u paraqit në gjyq.

Në një intervistë televizive, avokati Idajet Beqiri tha se Berisha privatizoi kompleksin ‘Partizani’ në favor të dhëndrit të tij.

Avokati deklaroi se kjo është një ndër aferat e Berishës, ndërsa sipas tij ai ka edhe të tjera më të rënda.

‘Berisha dhe dhëndri i tij e dinë sa e rëndë është kjo aferë dhe ata mendojnë se nuk e dinë shqiptarët këtë. Afera e kompleksit Partizani është maja e ajsbergut, sepse mbi Berishën rëndojnë afera të tjera shumë më të rënda. Organet ligjzbatuese janë duke punuar mbi bazën e provave dhe të fakteve. Është një aferë që tregon që Berisha e ka trajtuar Shqipërinë si donte ai vetë’, tha ai.

Beqiri tha se fatura e korrupsionit me aferën Partizani është 500 milionë euro të cilët sipas tij, Berisha ua mori shqiptarëve dhe ja dha dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

‘Me vendim të këshillat të ministrave ai implikoi një numër të madh njerëzish që të pasurojë familjen e tij. E morën me falsifikim dokumentesh atë kompleks. Prona atje nuk është e Malltezit, por është e shtetit shqiptar. 500 e ca milionë euro u morën shqiptarëve nga kjo me 123 metra që pretendon ai që qenka pronar dhe përfitojë shumë të mëdha që i mori Malltezi dhe familja e Berishës. Ne kemi të bëjmë me një njeri që erdhi si misionar dhe i shkaktoi këtij vendi dëme të mëdha’, tha ai.

Ai theksoi se avokatët e Berishës kishin mundësi që të kërkonin gjykim të shkurtuar dhe nuk bënë këtë gjë, ndërsa vijojnë që të kërkojnë pavlefshmëri të fakteve.

Lexo edhe :  ‘Kam frikë nga Erion Braçe’, si ra në kurthin e agjentëve 35-vjeçari nga Tirana

‘Edhe avokatët e tij thonë që janë të pavlefshme dokumentet. Çështja është a e ke bërë ti krimin ose jo, lëre gjyqtaren se qenka dënuar për një gjë në Greqi. Ai kishte mundësi që të kërkonte gjykim të shkurtuar pra avokatët e tij dhe nuk e bënë këtë gjë dhe sot kërkojnë pavlefshmëri të akteve. Ja kanë hedhur poshtë disa herë poshtë këtë gjë dhe tani kërkojnë përjashtimin e trupit gjykues’, tha ai./e.t