EMRAT/ Demokratët që Berisha i dha ‘borxh’ Metës për të formuar grupin parlamentar

Duket se opozita do të ketë të paktën dy grupe parlamentare në Kuvend, pasi përveç Grupit Parlamentar të PD, një të tillë do të ketë edhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, i cili prej tetorit të 2024, ndodhet në qelitë e paraburgimit.

Ina Zhupa dhe Ledina Alilolli, së bashku me deputeten më të re të Elbasanit Klodiana Çapja, i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Partisë së Lirë, i cili gjithashtu përbëhet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto edhe Brunilda Haxhiu. Kreu i këtij grupi do të jetë sekretari i PL-së Tedi Blushi, ndërsa nënkryetari Haxhinasto.

Një vendim i tillë është marrë, pasi për të krijuar një grup parlamentar duhet së paku 7 deputetë. Duket se Berisha edhe Meta janë dakordësuar për krijimin e së paku dy grupe parlamentare, për të vijuar aksionin në Parlament.

Katër deputetët e Partisë së Lirisë, janë zgjedhur në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i humbi me rezultat të thellë.

Grupi parlamentar i PL
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa
Ledina Alolli
Klodiana Çapja