Ish zyrtari i lartë Amerikan, James Rubin, po dëshmon në ditën e dytë në mbrojtje të ish presidentit Hashim Thaçi.
Në Gjykatën Speciale ai konfirmoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur asnjëherë që të vërtetojnë pretendimet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer veprimtari kriminale dhe vrasje.
Rubin sqaroi se SHBA-të e konsideruan UÇK-në një organizatë terroriste, por saktësoi se qasja kishte ndryshuar pas kuptimit më të mirë të situatës.
Gjithashtu kritikoi raportet e Kombeve të Bashkuara përgjatë luftës në Kosovë duke theksuar se realiteti nuk ishte pasqyruar mirë. Rubin u shpreh kundër praktikave të Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë pasi pa arsye po mbajnë ish komandantët e UÇK-së në paraburgim prej 5 vitesh. /kb