Kos: Lidershipi shqiptar po dëshmon përkushtim pro-europian

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka folur shkurtimisht për mediat para fillimit të Konferencës Ndërqeveritare. 

Kos tha se nëse ecet me këtë shpejtësi brenda këtij viti Shqipëria do të hapë të gjithë kapitujt e negociatave. 

Ajo vlerësoi lidershipin dhe theksoi se dëshmon angazhim pro-europian. Kos tha se Komisioni Europian mbështet objektivin e qeverisë shqiptare për të përfunduar negociatat në fund të vitit 2027. 

“Shqipëria po bën një punë të mrekullueshme me reformat e integrimit evropian. Nëse ecim me një shpejtësi të tillë me negociatat, do të jemi në gjendje që të hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda këtij viti. Ky vend po dëshmon se me një lidership të fortë ndryshimet pozitive janë të mundshme. Kjo konferencë nderqeveritare sot tregon faktin se Komisioni Evropian mbështet në bazë të meritës vendet si Shqipëria që paraqesin rezultate konkrete vlerësohen dhe mbështeten në këtë rrugë. Lidershipi shqiptar po dëshmon angazhimin e tij pro-evropian. Ne mbështesim objektivin e qeverisë shqiptare për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2027, një objektiv realist ky nga qeveria e zotit Rama”, tha Kos. /kb