Shqipëria hapi sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama publikoi fotoalbumin nga konferenca e sotme ndërqeveritare ku u çel grup-kapitulli për “Agjendën e Gjelbër dhe Lidhjen e Qëndrueshme”, si dhe nga takimet në Bruksel, ndërsa e cilësoi ecurinë e shpejtë të këtij procesi një rekord absolut.
Ai theksoi gjithashtu se synimi është që edhe pesë kapitujt e mbetur të hapen brenda këtij viti.
“Krenar për Shqipërinë! Sot në Bruksel, 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, rekord absolut. Mbeten edhe 5 dhe duam t’i hapim brenda këtij viti,” shkruan Rama.